Home | Business | Eurozona në krizë

Eurozona në krizë

image
“Duam një traktat të ri europian që të jetë i vlefshëm për 27 vende, sepse asnjë nuk ndihet i përjashtuar.”

 
 
 

 
 



“Duam një traktat të ri europian që të jetë i vlefshëm për 27 vende, sepse asnjë nuk ndihet i përjashtuar.” Ky lajm është bërë i ditur nga Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, pas takimit të zhvilluar me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Takimi i sotëm ishte një samit për Europën, në të cilin të dy lederët kanë rënë dakort për gjithçka. “Duam sanksione të menjëhershme për të gjitha vendet që nuk e kanë respektuar sundimin e defiçitit me 3% nga PBB-ja , tha Sarkozy. Besojmë se marrëveshja mes Francës dhe Gjermanisë është më e plota e mundshme dhe së shpejti do t’i dërgojmë një letër, Presidentit të Këshillit Europian, Herman Van Rompuy”, ka thënë Sarkozy.
 
Në konferencën e përbashkët të dhënë për shtyp, Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur se, “Eurobondet në asnjë rast nuk janë një zgjidhje e mirë për krizën”. Ndërkohë që Sarkozy bëri thirrje që të gjithë vendet anëtare të kenë besim te Banka Qëndrore Europiane dhe te pavarësia e saj.
Franca dhe Gjermania propozojnë që futja e mekanizmit europian të stabilitetit që do të marrë postin e EFSF, parashikuar për 2012-2013, dhe që vendimet të merren me shumicë të cilësuar dhe jo në  unanimitet.



Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0