Home | Business | Fundi i euros?!

Fundi i euros?!

image
Nëse Banka Qendrore Europiane nuk do të ndërhyjë për të ndihmuar në ato fusha ku politikanët kanë dështuar, shkatërrimi i Eurozonës është mëse i mundshëm”.Zyrtarët e disa prej bankave më të mëdha të Britanisë së Madhe si, “Royal Bank of Scotland”...
 
 








Bankat po përgatisin planet e urgjencës në rast të një falimentimi të mundshëm të Eurozonës. Lajmi është bërë i ditur nga New York Times, sipas të cilës, kriza e borxhit sovran që ka trembur investimet edhe në Gjermani ka bërë që investitorët të vënë në dyshim edhe shtyllën kryesore të qendrueshmërisë së Europës. Krerët europianë, e mbi të gjithë, Angela Merkel kanë deklaruar se nuk ka nevojë ende për një plan “B” por, kjo është pikërisht ajo që po përgatisin disa prej bankave më të mëdha në botë.
Andrew Bailey, zyrtar i Autoritetit të Shërbimeve Financiare në Britaninë e Madhe tha se situata nuk është aspak e këndshme dhe se nuk duhen injoruar pritshmërinë për një largim të çrregullt të disa vendeve nga Monedha e Përbashkët. Banka si, “Merril Lynch”, “Barclays Capital” dhe “Nomura” kanë shpërndarë raporte të njëpasnjëshme gjatë kësaj jave, të cilat analizojnë mundësinë e shembjes së Eurozonës.
Alarmi i lëshuar nga analistët e “Nomura”-s theksonte se, “Kriza financiare e Eurozonës ka hyrë në një fazë të rrezikshme. Nëse Banka Qendrore Europiane nuk do të ndërhyjë për të ndihmuar në ato fusha ku politikanët kanë dështuar, shkatërrimi i Eurozonës është mëse i mundshëm”.Zyrtarët e disa prej bankave më të mëdha të Britanisë së Madhe si, “Royal Bank of Scotland” kanë deklaruar se, institutet kryesore financiare të vendit po përgatisin plane urgjence për ti bërë ballë shembjes së mundshme të Eurozonës.
 
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, autoritetet e rregullimit kanë nxitur bankat, midis të cilave, “Citigroup”-in, të ulin ekspozimin e tyre drejt zonës Euro. “New York Times” ka cituar se, bankat në Francë dhe Itali nuk po përgatisin ndonjë plan të mundshëm urgjence, sepse nuk e kanë konsideruar idenë e një falimentimi të mundshëm të Eurozonës. Nga ana tjetër, “TUI”, gjiganti i turizmit gjerman, së fundmi i ka dërguar një letër rrjetit zinxhir në Greqi, ku i ka kërkuar që, kontratat të ridiskutojen në dhrahmi, për ti mbrojtur nga humbjet nëse Greqia do të dilte nga Eurozona. Në Azi, gjithashtu, autoritetet e Hong Kong-ut kanë rritur mbikëqyrjen e ekspozimit të bankave të huaja dhe vendase në Eurozonë. 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0