Home | Business | BE, miratohet buxheti i 2012

BE, miratohet buxheti i 2012

image
Buxheti i BE-së parasheh shpenzime në shumën prej 129 miliardë eurosh. Kjo është rreth dy për qind më shumë se vitin e kaluar.

Pas një maratone bisedimesh, përfaqësuesit e lartë të shteteve të BE-së dhe Parlamentit Europian kanë rënë dakord për shifrat kryesore të buxhetit të Bashkimit Europian për vitin 2012. Buxheti i BE-së parasheh shpenzime në shumën prej 129 miliardë eurosh. Kjo është rreth dy për qind më shumë se vitin e kaluar. Parlamenti Europian kishte propozuar një buxhet ku shpenzimet në tërësi kapnin shumën prej 133 miliardë eurosh. Kryetari i Komisionit për Buxhetin në Parlamentin Europian, Alain Lamassouré, pas 17 orë bisedimesh në Bruksel foli për një kompromis i cili asnjë nuk e bën vërtet të lumtur. Megjithatë, ai tregoi se Europa e 27 shteteve funksionon.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0