Home | Business | Google me një qendër të re në Dublin

Google me një qendër të re në Dublin

image
Teknologjia, në vend të pajisjeve të zakonshme për aklimatizim që përdoren për ftohjen e serverëve, do të përdorë ajrin e ftohtë nga jashtë me të cilën arrihet kursim i dukshëm i energjisë.

 


Një qendër e re do të ndërtohet për të dhënat e Google, e cila do të kushtojë 75 milion euro, dhe pritet që ajo të jetë me përdorimin më efikas të energjisë në botë. Ajo do të shërbejë për përkrahjen e shërbimeve të Google-it për kërkimin në Internet, Google Maps dhe Gmail, dhe kjo qendër do të krijojë edhe 30 vende të reja të punës. Richard Bruton, ministri irlandez i Punës, Tregtisë dhe Inovacioneve, tha se Google do të përdorë metodën e re të ftohjes me efikasitet të lartë energjetik, e cila deri tani testohej brenda një qendre të huazuar testuese në Dublin.

Teknologjia, në vend të pajisjeve të zakonshme për aklimatizim që përdoren për ftohjen e serverëve, do të përdorë ajrin e ftohtë nga jashtë me të cilën arrihet kursim i dukshëm i energjisë. Përveç kushteve të leverdisshme atmosferike, Irlanda Googlein si dhe shumë kompani të tjera i tërhoqi me lehtësira tatimore dhe nxitjet e ndryshme. Qendra e re e të dhënave në Dublin është paralajmëruar vetëm dy javë pas hapjes së qendrës së të dhënave në Finlandë me vlerë prej 200 milion euro, lokacioni së cilës në masë të madhe ishte përzgjedhur për shkak të klimës më të ftohët.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00