Home | Business | Analizë ndaj artikullit të gazetës “Shekulli”

Analizë ndaj artikullit të gazetës “Shekulli”

image
”Aktualisht drejtuesit e Bursës së Tiranës po kërkojnë të shërbejnë edhe si treg primar i bonove të thesarit, aktivitet i cili aktualisht zhvillohet nga Banka Qëndrore."

 

 

 

Pjerin Thomai

 

 

ANALIZA PËR BURSËN NGA “SHEKULLI” 19.05.2003

“Bursa e Tiranës”: si të investojmë ose kreditohemi nëpërmjet saj?” E hënë, 19 maj 2003.
Nuk është se kam ndonjë gjë me këtë gazetë të cilën e lexoj me ëndje dhe blej të parën, por një artikull mbi funksionimin e bursës të cilën e ka shkruar një njeri pa emër, i cili pretendon se ka sjellë diçka të re, një artikull që është dhe larg informacionit nuk më kish zënë syri ndonjëherë. Nuk është se kam ndonjë gjë me artikull shkruesin, të cilin se njoh e as pse ai ka hyrë në terrenin “tim”, por kur pashë se në fund thuhej: “jepni dhe ju mendimin tuaj mbi këtë artikull”, mu zgjuan qelizat dhe ndjenjat jo për t’ju kundërvënë këtij njeriu pa emër, i cili dukej nga artikulli që s’ishte ekonomist, por për të sqaruar njerzit se ç’është në të vërtetë Bursa. Unë do t’përpiqem t’i marr në analizë fjalët e artikullshkruesit, si mënyra më e mirë që gazetarët ekonomist, vet ekonomistët dhe njerzit që merren (me dëshirë) me ekonomi të jenë më të përgjegjshëm – nesërdej – për fjalët, mendimet, veprimet ekonomike të tyre. Le ta fillojmë nga para – titulli,


“Shtat vjet nga hapja zyrtare, ekzistojnë mundësi reale për një fillim normal të Bursës së Tiranës”.


Veteviu lind pyetja: Vallë ç’ka bërë për 7 vjet Bursa, 1) është marrë vallë me regjistrimin e tërë bizneseve në Shqipëri? Po kjo punë bëhet me 6 muaj maksimumi, 2) Vallë ka kryer transaksione vetëm për pak firma? Për kë vallë, për ish nomenklaturën, për ish shtresat e vuajtura, apo për firma e huaja? 3) Vallë është marre me rikonstruksionin e vetvetes? Po kjo bëhet gjatë punës, vetë puna (kushtet) të detyrojnë të konstruktohesh në atë masë që ti vazhdon të punosh (të regjistrosh të prodhosh bonot mbi bazën e vet këtij regjistrimi). Shit-blerjet – më pas – janë një pjesë e asaj që ne e quajmë tregu e cila të detyron ta përsosësh më tej Bursën më sisteme kompjuterike, pra nga forma “primitive” lëvizja e x vlere Bonosh në drejtim x firme (apo aktiviteti) me dorë, fillon e lëviz (nga shit-blerjet) me kompjuter + e shoqëruar dhe me dorë, për rastin e Shqipërisë ku korrupsioni është i pranishëm në çdo aspekt të veprimtarisë njerzore.
Shtatë vjet, mos vallë janë të humbura, e ndonjë Burs tjetër e ka llogaritur në xhiron e vet. Me ligj ky është e ndaluar ndonëse disa Bursa të fuqishme (disa shtete) e aplikojnë kur kryejnë disa marrëveshje ekonomike me shtetet e vogla e të prapambetura, apo kur marrin nën orbitën e tyre, ose dhe kur u suportojnë borxhet.
Sido që të jetë, kështu siç përmenda unë deri tani apo aspak kështu, pra bursa mund të ketë qenë dhe si një oaz i fjetur, një gjë është e sigurtë se paratitulli do të bënte të nënqeshte cilindo që do të lexonte dhe do të vinte në mendime cilindo shqiptar; “tani mbas 7 vjetësh, ekzistojnë mundësi reale”…, ç’ne vallë, ndoshta janë bërë përgatitje të mëdhaja të fshehta, siç mendohet për një epiqendër të madhe industriale në Rusi nga qarqet e fuqishme financiare, mendim të cilin unë e kam shprehur para disa vitesh, ose më saktë më para konferencës së Osakës, ku u hodh dhe si ide, me të vetmen ndryshim se qarqet e fuqishme financiare e shprehën me rezerva (me frikë) me përkujdesje, me një aureolë mbi ekuilibret atmosferike, ndërsa unë troç, pa aureola, e jo e publikuar. S’është faji im që idetë e mia i marrin me rezerva në fillim e me vonë i shohin si të mundëshme. Megjithatë le ti lëmë mënjëanë qarqet e fuqishme financiare, idetë e mia të cilat në disa raste përkojnë me ata që drejtojnë (apo duan të drejtojnë planetin), gjë e cila vetëm sa më përkëdhel sedrën si shqiptar, e të merem me artikullin mbi bursën. Ndoshta 7 vjet si thonë shaka, autori do të na tregojë ndonjë gjë madhështore apo do t’ua mësojë se si do të funksionojë Bursa. Le të lexojmë titullin.


“Bursa e Tiranës, si të investojmë ose kreditohemi nëpërmjet saj?”


Uau, le të shpresojmë se njeriu pa emër do të na mësojë se si duhet të investojmë apo të kreditohemi, uau. Më poshte është nëntitulli apo titulli specifik siç quhet rëndom sot:
“Aktualisht, pjesa me madhe e shqiptarëve me termin “bursë” nënkuptojnë thjeshtë këmbimin e valutave”.


Duket që këtij shqiptari të mjerë i ka ngelur ora e mendjes në vitet 1988-1989-1990-1991. Këto ishin vitet kur një pjesë e popullatës diskutonin dhe mbi Bursën, por jo të gjithë kujtonin se me bursë bëhej këmbimi i valutave. Qysh kur dolën emigrantët e parë 91-92, shumë shqiptarë u bënë aksionerë të bursave ku emigruan, fakt që na bën të mendojmë (gjykojmë) se shqiptarët e kuptuan (kapen) shpejt se ç’qe Bursa. S’duhet harruar se shumë shqiptarë dhe kanë humbur, në këto Bursa. Ajo që duhet theksuar është se shumë shqiptarë e sidomos elita e qyteteve, universitarët qysh para 1990 e dinin ç’do të thotë Bursë; tregu i letrave me vlerë, bonove. Sot (2003) mund të thuash pa frikë se shumica e shqiptarëve e dinë çdo të thotë Bursë. Ata që se dinë – me siguri – duhet të jenë një pjesë e fshatarve, pensionistëve, grave, fëmijëve. Mos vallë autori i atij nëntitulli ka kontakt më shumë me ato shtresa se sa me pjesën tjetër të shoqërisë. Cilido shqiptar që do të lexonte atë nëntitull do të vinte menjëherë buzën në gaz. Megjithatë le të vazhdojmë se ç’thotë artikulli:


”Bursa e Tiranës duket se gjatë viteve në vazhdim ka për tu bërë një realitet i prekshëm edhe për firmat dhe investitorët shqiptarë.”


Po pse për 7 vjet mos ka qenë realitët vetëm për firmat e huaja? Vështirë të besohet dhe kjo. Po si ka punuar kjo bursë pa i rregjistruar asetet dhe aktivitetet e firmave shqiptare.


”Që prej hapjes së saj zyrtare në datë 2 maj 1996, ajo ka ekzistuar më tepër si institucion dhe ka qenë pak e njohur për publikun.”


Me fjalën institucion njerzit kuptojnë një godinë ku punojnë ca krijesa me intelekt. Po çfarë kanë bërë xhanëm dhe pse kanë qenë pak të njohura për publikun? Ndoshta kanë qenë alienë. Kush do përgjigjet, me siguri asnjeri.


”Nga 1 korriku 2002 Bursa e Tiranës u shkëput fizikisht nga ambientet e Bankës së Shqipërisë për të vazhduar aktivitetin e saj si institucion i pavarur dhe prej datës 5 nëntor 2002, mori liçencën paraprake për të vepruar si treg letrash me vlerë.”


Këtu mësojmë se Bursa paska funksionuar (i thënçin) në ambientet e Bankës Qëndrore, e me siguri nga një pjesë e personelit të Bankës, pra me financier e kontabilista. Ndryshimi i ambientit (pra shkëputja) është normale, por liçencën… ç’është kjo. Kush e ka kërkuar, pse, kush ja ka dhënë. O çmenduri shqiptarësh. Kësaj i thonë, sikur qeveria shqiptare apo parlamenti shqiptar mori liçencën për të vepruar, apo gjykata e lartë mori liçencën për të vepruar në fushën apo tregun e ligjeve. O zot i madh. Në një kohë kur qeveritë i ngrenë Bursat me njerzit (ekonomistët) më të zotë si një domosdoshmëri, në Shqipëri i paskan dhënë liçencë, oho, e kujt, atij institucioni aq të rëndësishëm, që mban në gjirin e tij gjith prodhimin bruto kombëtar, atij institucioni që ka të regjistruar gjith asetet, aktivitetet, prodhimet e gjithë firmave apo individëve. Me siguri duhet të jetë ndonjë shaka ose lapsus. Me siguri mendje shkurtërit kanë menduar një Bursë ku marrin pjesë ca individë, ca firma e shesin e blejnë ndërmarrjet e tyre si tek kambistët tek posta. O gjallësi vdekjesh. Nuk e di a të qaj për këtë shterpësi mendjesh apo të qesh për këtë budallalëk të t’ashtuquajturve drejtues të Shqipërisë?


”Nga ky moment, ajo filloi të vepronte si treg i letrave me vlerë, duke tregtuar të vetmet instrumente të tregtueshme, që janë bonot e thesarit të qeverisë.”


Pra nga “ky moment” që i bie data 5 nëntor 2002 ajo ka filluar të veprojë, si? Si treg i letrave me vlerë? Po ç’ka bërë 6-7 vjet?


”Aktualisht drejtuesit e Bursës së Tiranës po kërkojnë të shërbejnë edhe si treg primar i bonove të thesarit, aktivitet i cili aktualisht zhvillohet nga Banka Qëndrore. Organizimi i ankandit të bonove të thesarit deri tani ka rezultuar si një aktivitet me të ardhura të konsiderueshme dhe kjo është arsyeja pse ekziston një konkurencë e tillë në këtë drejtim.”


Tamam, kjo është arsyeja. Si duket ndonjë grup individësh – në miniaturë mafiozë – kanë parë se nëpërmjet bonove të thesarit ekziston një formë pasurimi e duan që nëpërmjet institucionit Bursë të pasurohen, si duket këta paskan qenë ata që paskan kërkuar liçencë tek kolegët e tyre, e ata natyrisht ua kanë dhënë, pa e vrarë mendjen, se Bursa nuk aprovohet, nuk liçencohet, por krijohet. Është vetë Bursa ajo që liçencon agjentët tregtar në interesin e saj, pra dhe në interesin kombëtar njëkohësisht.


”Sidoqoftë, lëvizjet e fundit premtojnë për një aktivitet më të zgjeruar të bursës. Por ndër problemet me të cilat ka për t’u ndeshur Bursa e Tiranës në hapat e para të funksionimit të saj normal, ka për të qenë mungesa e informimit të publikut për këtë treg të ri.”


Atëhere ti si artikull shkrues shpjegoju (informoje) publikun se ç’është ankandi i bonove të thesarit. Ç’janë këto bono, ku bazohen. Njerzit kanë parë në televizor, e lexuar në gazeta se Banka Qëndror zhvillon ankandin e Bonove të thesarit me maturim 3 mujor apo 6 mujor, por më tepër s’dinë. Në një kohë kur në vendet perëndimore zhvillohen ankande masive të Bonove të Thesarit, ku marrin pjesë plot njerëz, në Shqipëri çdo gjë bëhet e mbyllur, sikur ç’po bëhet, a thua se po del ndonjë sekret, he, ndoshta sekreti i fitimeve. Vërtetë për bursëm, Ministrinë e Financave, Bankën Qëndrore mbeten sekret disa të dhëna, por jo të dhënat ekonomike.


”Aktualisht, pjesa më e madhe e shqiptarëve me termin bursë kuptojnë thjeshtë këmbimin e valutave. Instrumentet që do të tregtohen si dhe mënyrat e investimit janë krejt të panjohura për publikun.”


Nga këto dy rreshta, kuptohet se sa larg dijes së popullit qëndron ky artikullshkrues, që përveçse s’është ekonomist, na lë të dyshojmë se nuk është as gazetar i mirfilltë. Ndoshta merr rrogë si gazetar, por s’është gazetar. Thënia e kësaj shprehje, na lë të kuptojmë se përveçse nuk ka njohuri ndaj popullit të vet, ai duhet të jetë dhe mendjemadh dhe si i tillë ç’ka ai do të thotë më poshtë janë mbi bazën e kësaj e aspak shkencore.


”Si do dalin aksionet në treg? Për të financuar rritjen e tyre, kompanitë mund të marrin hua nga bankat, por në vend të kësaj, ato mund t’i plotësojnë nevojat e tyre për para duke ndarë pronësinë me investitorë të tjerë, një prej të cilëve mund të jeni dhe ju. Kjo realizohet me anë të shitjes së aksioneve të zakonshme. Nëse do të blini aksione, ju bëheni një nga pronarët e kompanive.”


Për një qytetar (ose cilido) që do të fitojë vjen vetvetiu një pyetje: Përse kompania do të ndajë pronësinë me mua, (me ne)? Ku bazohen aksionet dhe sa % hedh në treg kompania? Përse u realizoka “me anë të shitjes së aksioneve të zakonshme”, mos vallë ka dhe aksione të jashtëzakonshme? Nëse njerzit nuk blejnë të gjitha aksionet e kompanisë ku unë kam blerë (pra jam aksioner) ç’mund të ndodhi, mund të humbas në x % vlerën e aksioneve të barabartë me mos shitjen (pjesën tjetër) pra x % e pa shitur. A na shton vlerën e aksioneve kompania në x % e barabartë me fitimin nga shitja e produkteve të saja (pra tonat)?


”Aksionet kanë për të dalë në treg në dy faza. Faza e parë quhet tregu primar. Në këtë treg kompania shet aksione tek investitori dhe grumbullon paratë. Në fazën e dytë të quajtur tregu sekondar, investitorët blejnë dhe shesin aksione midis tyre, duke ndryshuar pronësinë, ndërkohë që kompania, nga ana e saj, nuk shton fondet.”


Edhe për një gjimnazist kuptohet hileja apo minimumi vënia në dyshim nga kjo lloj skeme (fazash). Qysh nga emri “primar” vihet në dallim me atë “sekondar”. Në të parën firma realizon ç’ka për të realizuar, pra grumbullon paratë për nevojat e saja (pra hedh lumin) dhe në fazën e dytë fillon shitblerja (futja) ndërmjet aksionerëve (popullit), “ndërkohë që kompania, nga ana e saj nuk shton fondet”. Vetëm këto 3-4 fjalët e fundit zbulojnë të vërtetën, pra jo vetëm që kompania i lë aksioneret (të ashtuquajtur pronarë) të vrasin “vetveten” me njëri-tjetrin, por ajo “nga ana e saj nuk shton fondet”. Pra, tërë lëvizjet ekonomike shit-blerjet që bëjnë aksionerët ndërmjet tyre në tregun sekondar nuk ndikohen në tregun primar, pra në rritjen apo uljen e vlerës së aksioneve, rritjen apo uljen e fitimeve, fondeve etj. Mirpo në ekonomi gjërat janë jo vetëm të lidhura por dhe të ndërvarura nga njëra-tjetra, e nuk ka si shpjegohet një mos ndikim i tregut sekondar në tregun primar. Ndryshe ajo kuptohet me një ndarje artificiale që bëjnë mendjeshkurtërit për të mos u tërhequr nga vorbulla e humbjes në tregun sekondar, pra dashur pa dashur ata e kanë “vulosur” (parashikuar) një vrimë të zezë aty. Mirpo në ekonomi, vrimat e zeza ndonjëherë – po të jesh i zoti – i kthen në një burim të pashtershëm fitimi, si një reaksion zinxhir termoberthamor, por të kontrollueshme. Mund të jetë e justifikueshme kjo ndarje e tregut në primar e sekondar, me të drejtën e aksionerit për të bërë çfar të dojë me aksionet e tij, por lind pyetja; Brenda kësaj të drejte a mund t’i kthejë aksionet e tija -aksioneri- në para, pra t’ia shesi kompanisë – ose tjetër njeriu – e ti marri në para, ndonëse dhe këtu ka makinacione, kur aksioneri tërhiqet, pra i shet aksionet për të marrë parat e veta, ai merr 70 % ose 50 % (diçka më shumë e diçka më pak) me preteksin se ka rënë vlera e aksionit. E në përgjithësi këto lojra i bëjnë vetë ata të kompanisë, për të zbutur borxhin e tyre (investimin) pra u vjedhin 20 %, 30 %, 40 % të lekëve aksionerëve. Më vonë vlera e aksioneve mund të rritet, por është tepër vonë për ata që janë larguar nga frika e rënies së vlerës së aksioneve.


”Për të shitur aksionet, kompania konsultohet me një tregtar investimesh (dealer). Aktualisht, për një aktivitet të tillë, nga Komisioni i Letrave me Vlerë janë liçencuar nëntë subjekte, shtatë prej të cilave janë banka. Ato parashikohen t’u japin këshilla kompanive mbi sasinë e aksioneve që do të shiten, sa do të jetë pagesa për emetimet, do të ndihmojnë për t’i shitur aksionet si tek investitorët institucionale, ashtu dhe tek investitorët individualë, siç mund të jeni ju.”


Qysh nën këtë renditje që i bën njeriu pa emër, fillimisht të punës, duket qartë – për ne makroekonomistat – nisja jo e saktë e punës si dhe dështimi, ndërsa për njerzit e thjeshtë duket një informacion i cunguar për të mos thënë i paqartë.


”Si do të dalin në treg obligacionet? Me këtë letër me vlerë, në vend që të bëheni aksioner, ju do të bëheni një huadhenes. Kur të blini një obligacion, ju keni dhënë hua paratë tuaja një kompanie apo qeverisë, pra tek një emetues, i cili ju premton t’jua kthejë paratë në të ardhmen. Në hapat e para të funksionimit, huamarrësi kryesor, ndoshta edhe i vetëm, ka për të qenë qeveria, nëpërmjet emetimit dhe tregtimit të bonove të thesarit.”


Kapërxime e paqartësira për lexuesin e thjeshtë vetëm këtu mund të gjesh. Në kohën kur ai përpiqet të gjej diçka të saktë – informacion për aksionet, vlerën e tyre, si do të bazohen, - tani na del “obligacionet”, ku ai ishte thjeshtë huadhënës ose tek kompania ose tek shteti e ndoshta në fillim tek shteti, ndoshta, sipas artikullshkruesit.


”Cilat letra me vlerë duhet të blini? Përgjigjia nuk është e thjeshtë, për të treguar se cilat produkte në tregun e kapitalit janë më të mira për ju. Zakonisht, më i preferuar është një kombinim i letrave me vlerë të kapitalit aksioner me ato të borxhit.”


Nga ky rekomandim që jep këtu njeriu pa emër, kuptohet që derbederët e asaj të ashtuquajture Bursë, janë në fazën e parë. Do zoti nuk ngelen aty gjithmonë. Natyrisht për lexuesin e thjeshtë është e pakuptueshme ai rekomandim. Ajo që do të shtoja është se njeriu pa emër këtu sa ka shkruar kuptohet që i shërben – me këtë artikull – njerzve që po e startojnë – keq – atë që quhet “Bursa e Tiranës”.


”Natyrisht, që të zgjedhësh ekzaktësisht se në cilën kompani të bëhesh pronar apo cilat obligacione të blesh, duhet më pak investigim. Normalisht, para se të ndërmarrë një vendim, investitori duhet të informohet pranë ndërmjetësit të tij mbi natyrën dhe risqet që përmban investimi i ofruar. Investitori duhet të ndërmarri investimin vetëm nëse është i qartë, pra, nëse e ka kuptuar mirë natyrën dhe shkallën e ekspozimit ndaj riskut që përmban investimi. Pasi është përcaktuar shkalla e riskut, investitori dhe ndërmjetësi duhet të vlerësojnë nëse investimi është i përshtatshëm për investitorin, duke pasur në qëndër të vëmëndjes gjëndjen e tij pasurore, objektivat e investimit si dhe eksperiencën në fushën e investimeve në instrumentet financiare të këtij të fundit.”


E thënë shqip; investitori/klienti konsultohet pranë ndërmjetësit/banka që është gjithmonë e interesuar t’ja tërheqi paratë investitorit , pra klientit. Por njeriu pa emër e ka zbukuruar apo manjetizuar me shprehjen prekëse; “Pasi është përcaktuar shkalla e riskut, investitori DHE ndërmjetësi duhet të vlerësojnë…”. Shprehje më të kamufluara e më naïve – në sipërfaqe – zor se gjen në historinë e gazetarisë ekonomike. Ndërkohë që informimi – pra konsultimi ka të bëjë me njërin krah me shpresën për fitim nga investitori (klienti) e nga krahu tjetër me shpresën e realizuar në favor të kompanisë apo bankës sapo paratë futen brenda, plagjitatori jonë bën një lidhje artificiale – dhe – gjë që në ekonomi e sidomos në këtë rast – siç duan ata ta organizojnë – qëndrojnë në një pozicion të kundërt me njëri-tjetrin ose e thënë shqip, boshatisja e njerit, mbush tjetrin.


”Funksionimi i Bursës i nevojshëm për zhvillimin ekonomik të vendit. (2) Në vendet e Evropës Lindore bursat janë krijur fillimisht si inisiativa të qeverive më synimin afatshkurtër të lehtësimit të proçesit të privatizimit. Vënia në funksionim i Bursës tashmë konceptohet si një domosdoshmëri e zhvillimit ekonomik të vendit.”


Pra është krijuar dhe jo ka marrë liçencën. Ish presidenti Sali Protopapa, pse nuk dërgoi nga 1 konsulent në këto vende apo vendet e zhvilluara për të marrë eksperiencë, 10-12 ekonomistë nga 1 vit të rrinin, do të kishin sjellë goxha eksperiencë për stadin e Shqipërisë. Mjerë Shqipëria nga ç’duar e mendje drejtohet. Të gjithë janë të vetëdijshëm se shit-blerjet e firmave prodhuese bëhen nëpërmjet bonove, pra je i detyruar të shohësh asetet e saja të pasqyruara në Bursa, mirpo – pikëpyetje e madhe – në Shqipëri asnjë s’lëviz në këtë drejtim.
Gazetaruci ynë na “zbulon” një gjë që është zbuluar qysh shekullin e parakaluar, e ja si thotë: “Vënia në funksion e Bursës tashmë…”, tashmë për mendjet e prapambetura është “tashmë” ajo që fare mirë mund të quhet “me kohë”.


”Është e vërtetë që në vendet e zhvilluara tregjet kanë lindur si inisiativa private, po aq sa ç’është e vërtetë që në vendet e Evropës Lindorë bursat janë krijuar fillimisht si inisiativa të qeverive, me synimin afatshkurtër të lehtësimit të proçesit të privatizimit dhe me synimin afatgjatë për krijimin e një faktori të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të vendit.”


Pse gazetaruci ynë për vendet e zhvilluara thotë “tregjet”, ndërsa për vendet e Evropës Lindore thotë “bursat”. Për të hutuar lexuesin e varfër apo për të na bindur se e ka kuptuar se Bursa është tregu i letrave me vlerë (bonove). Unë kam përshtypjen se mavria nuk është i sigurtë se si janë krijuar bursat në vendet e zhvilluara prandaj ai “fshihet” mbas fjalës tregjet.


”Plani i vetë Bursës për zhvillim u parashikua të ecte me të njëjtin hap me zbatimin e programit qeveritar për privatizimin, në mënyrë që ajo të ketë gati facilitetet për të ofruar shërbime që gjenerojnë të ardhura, në momentin që do ta kërkojë programi.”


Kjo fjali nuk kuptohet për kë kohë është; për kohën Sali Protopapës apo për kohën e Fatos minimafiozit. Ajo që shqiptarët kuptojnë është se ato të ardhura që përmenden këtu populli si pa kurrë. Pse nuk u panë, artikullshkruesi pa emër nuk na i përmend, ai kapërcen në një shpjegim tjetër, gjë që e zhvesh më tepër atë si një i paafte në ekonomi.


”Në praktikë, në ekonomi të vogla mund të operojnë bursa të suksesëshme por ekonomi të vogla nënkuptojnë bursa të vogla dhe kosto të ulta. Kjo është aktuale për Shqipërinë e cila jo vetëm është një vend me një ekonomi të vogël por gjithashtu një vend në të cilin gjindet vetëm një sasi shumë e vogël aksionesh e zotëruar nga publiku.”


Puna e Bursës nuk varet aspak ngase është ekonomi e vogël apo e madhe. Atje ku është ekonomi e madhe korespondojnë numri i produktivitetit me numrin e punëtorëve, si dhe atje ku është ekonomi e vogël, produktiviteti është më i vogël, por dhe numri i punëtorëve është më i vogël. Në ekonomi ndikojnë rendimenti, shpejtësia e prodhimit (si dhe shitjes + disa faktorë të tjerë) si dhe truri si faktori kryesor. Kush shpik, kush krijon, ai është i pari – të flasim në gjuhën e thjeshtë. Edhe Zvicra, Belgjika janë ekonomi të vogla, por nga standarti nuk janë më poshtë se Franca, Gjermania, Anglia etj. Kemi vende të mëdhaja Afrikane por që nga standartet janë përtokë, pse, truri s’kanë tru të formojnë bursën si vendet e zhvilluara. Ata kanë tru për luftë, gariplliqe, humor etj (si shqiptarët) por s’kanë tru krijues. Në botë kemi dhe bursa të vogla, por që s’janë të suksesëshme, pse, truri si shqiptarët, që as duan të paktën të dëgjojnë. Pse Shqipëria është një vend në të cilin gjendet vetëm një sasi e vogël aksionesh e zotëruar nga publiku dhe më keq akoma ajo që njeriu pa emër nuk e thotë (se s’ka tru) të gjitha firmat aty s’kanë aksionet e tyre në Bursë. Në vend që artikullshkruesi të shpjegojë se, pse njerzit zotërojnë pak aksione ai zhytet më tej në injorancën e tij.


”Bursa duhet të kryejë një aktivitet të mjaftueshëm, në mënyrë që të mbulojë kostot e saj dhe të arrijë të mbijetojë.”


O vdekësi ngjalljesh, në një kohë kur Bursa “mban” shtetin, ky torollak e kujton Bursën si një ndërmarrje produktesh. O zot i madh, kam kaq kohë që studjoj përveç ekonomisë e disa shkenca dhe racat e ndryshme dhe më rezulton raca jonë (shqiptare) sa vitale aq dhe budalle, sa e shkathët aq dhe naïve, sa punëtore aq dhe shkapëderdhëse, sa shikimprehtë aq dhe mos dëgjues, e ajo që më habit është se si unë s’kam patur kurrë fatin të botoj një artikull timin – në gjithë saktësinë e argumentave – ndërsa njerës inkompetent, të pasaktë, me defiçencë mendore arrijnë të botojnë vazhdimisht broçkulla. Kjo tregon se dhe ata që drejtojnë gazetarët (shtypin) nuk qëndrojnë më lart se këta.


”Ecuria e Bursës, përveçse nga angazhimi i qeverisë për zhvillimin e saj, varet nga interesi komercial i antarëve të saj. Bursa nuk ka për të mbijetuar nëse nuk kontribuon te bizneset e antarëve të saj, veçanërisht nëpërmjet krijimit të sigurisë në vendosjen përfundimtare të transaksioneve. Është konstatuar se komuniteti financiar, vendas apo i huaj, privat ose shtetëror, është i interesuar për zhvillimin e Bursës së Tiranës.”


Kësaj i thonë: bjeri t’i biem. Njeriu pa emër ngaqë nuk e koncepton dot se si funksionon një Bursë apo e koncepton shtrembër siç duket dhe nga broçkullat, nuk arrin të bindi asnjeri, me ato që thotë. Sipas tij Bursa nuk ka për të mbijetuar nëse … ( e lexojmë dhe një herë së bashku). Pra pa mbështetjen e qeverisë, interesi komercial i antarëve të saj, nëse nuk kontribuon tek bizneset e antarëve të saj, pa arritjen e volumit … dhe… krijimit të sigurisë… s’paska gjë në vijë. Në fakt kjo qëndron, por për një bankë, kompani, por jo për Bursën. Ky (e ata) trutharë, bien pre e injorancës së tyre ose të mos i ofendojmë bien pre e mosnjohjes që kanë për Bursën e njëkohësisht ndaj makroekonomisë. Shprehja popullore: ky stan këtë bylmet ka, mund të përkthehet kështu për këtë rast; ky kapacitet këtë lloj prodhimi do të nxjerri.
Bursa është organizmi gjithpërfshirës e firmave e aktiviteteve prodhuese, tregtare, pra pasqyra e tërë Prodhimit Bruto. Janë bankat ato në bashkëpunim me kompanitë e ndryshme që shesin aksione tek qytetarët, “ndajnë” pronësinë e firmës etj dhe çdo lëvizje që bëjnë këto (shit-blerje aksionesh, rritje e fitimit, shit mosshitje prodhimi, bileta etj.) pasqyrohen në bursë, e është kjo e fundit që (m’bashkëpunim me Bankën Qëndrore) përcakton sa Para e Bono hidhen në treg, n’formë pagesash e investimesh. Qeveria është ajo që “ndërhyn” me projektet e saja e “ndërthith” atë që ka paraqitur si projekte.


“Tërheqja e asistencës së huaj teknike dhe financiare, nga e cila është shprehur gadishmëria për të asistuar, është mjaft e rëndësishme. Duhet të zhvillohen takime përveçse me institucionet financiare edhe më donatorët e huaj, me qëllim që t’u shprehet atyre në mënyrë evidente synimi dhe angazhimi i shtetit për zhvillimin e bursës, si dhe të merret konfirmimi i mbështetjes së tyre.”


“Tërheqja e asistencës së huaj…” gjë që do të thotë të shtohen borxhet e Shqipërisë. Shqipëria ka 10-12 vjet që tërheq asistencë të huaj, pra “specialista” dhe para për t’i paguar ata, dhe rezultati… zero. Kush na garanton se dhe në këtë çështje do të vijnë “specialista”. Dhe pse shtypi jonë nuk i hap rrugë mendimeve përparimtare. Pse shteti ynë nuk dëgjon zërin e brendëshëm njëherë. Çfarë i kushton? Para. Aspak. Humbje nderi. S’e besoj, kur i shtrin dorën të huajit pse të mos ia shtrish një herë njëriut tënd. Do të vijë dita që brezat e ardhshëm do ta kuptojnë jo vetëm injorancën e kastave drejtuese e gazetave shqiptare, por dhe meskinitetin, poshtërsinë që i karakterizon shumë prej këtyre që përmendëm.
Ngelet me pikpyetje fundi i fjalisë së dytë: “… si dhe të merret konfirmimi i mbështetjes së tyre”. Ç’ka ndodhur me këta pallosha? Pse duhet të merret konfirmimi i tyre për zhvillimin e vendit. Mos vallë Amerika, Rusia, Zvicra, Suedia, Italia, Finlanda, Anglia, Franca etj. shtete pritën konfirmimin për zhvillimin e vendit të tyre? Natyrisht jo. Kësaj i thonë si për të veshur brekë të tjera apo për të rregulluar shtëpinë të thërrasësh të tjerët për të marrë konfirmimin e tyre. A nuk mund të veshësh brekët apo të rregullosh shtëpinë pastaj ti thërrasësh ata. Pra në këtë rast, të ngresh Bursën sipas parametrave bashkëkohore e ata vijnë vetë jo për të dhënë mend (ndihmë) por për të marrë mend (ndihmë). Mirpo njeriu pa emër së bashku me ata që duan ta ngrenë Bursën s’kanë aq mend, jo vetëm se janë me kufizime mendore, por si rrjedhim e kësaj do ta katandisin këtë çështje si qerrja e Dylit.


”Çfarë pritet të tregtohet fillimisht? (3) Shitblerja e bonove të thesarit ka për të qënë bazë ne tregtimet fillestare të Bursës së Tiranës.”


Normalisht shit-blerja e Bonove të Thesarit është ekskluzivitet i Ministrisë së Financave apo Thesarit të Shtetit. Megjithatë nuk prish punë kalimi në duart e Bursës por lind pyetja; ç’do të bëjë Bursa me fitimet e Bonove të Thesarit?


”Shitblerja e bonove të thesarit midis subjekteve private ka për të qenë aktiviteti fillestar i Bursës së Tiranës. Tregtimi që në fillim i letrave me vlerë të kompanive private ka për të qenë i vështirë dhe kjo mendohet të arrihet gradualisht. Drejtuesit e bursës kanë shprehur me kohë synimin e tyre për të organizuar në ambientet e bursës edhe tregun primar të bonove të thesarit. Kjo shihet prej tyre si një mundësi e mirë për të stërvitur agjentët e bursës (brokerat). Aktualisht në Shqipëri nuk ka agjentë të mirfilltë burse. Për të krijuar specialistë të tillë nuk mjafton vetëm përgatitja e mirë teorike, por nevoja e domosdoshme është dhe stërvitja e tyre në terren. Kjo përgatitje mendohet se mund të bëhet më mirë nëpërmjet tregtimit të bonove të thesarit, për shkak të natyrës së tyre jo riskore, ç’ka sjell lehtësi në tregtimin e tyre. Tashmë ekziston një përvojë dhe një informim minimal i publikut për këtë lloj instrumenti financiar. Në këtë mënyrë mund të arrihet një përgatitje e mirë e tregut për të pritur letrat me vlerë të bizneseve të fushave të ndryshme, të cilat nga ana e tyre duan më tepër informacion për tu studjuar krahasuar me bonot e thesarit.”


Këtu përfundon i tërë artikulli i njeriut gjysmak. Nga shterzimet e tija për të na bindur, mësojmë se do të tregtohen vetëm bonot e thesarit, ndërsa letrat me vlerë të kompanive “ka për të qenë e vështirë…”. Pra rikonstruksioni, përsosja, shkëputja e Bursës së Tiranës s’paska të bëjë me makroekonominë, me pasqyrimin e tërë PBK/PBB por vetëm - për momentin – shit-blerje e bonove të thesarit, në tjetër ambient, ose më saktë e shkeputur nga ambientet e Bankës Qëndrore. Është për të ardhur keq se një nismë që ka vite që ka nisur të përfundojë në çerekun e punës, për të mos thënë në 1/10 e punës. Garnitura që na paraqiti ky artikullshkrues – plot kapërcime dhe pa sqarime – duket sikur do të justifikojë punën e ca minimafiozëve aty, të cilët jo vetëm që s’marrin vesh nga makroekonomia, por i janë sulur të vetmet bonove të shitshme (bonove të thesarit), duke harruar (pra duke mos e ditur) se bonot e thesarit janë një pikë uji para bonove të tërë firmave, aktiviteteve, objekteve, pronave, pra regjistrimit (pasqyrimit) të PBB. Duke qenë se gjërat janë të ndërlidhuara në ekonomi, a nuk ekziston propabiliteti për tu rritur sasia e bonove të thesarit, kur rriten shit-blerjet e aksioneve të firmave, shitblerjet e pronave e objekteve, pra kur rritet xhiroja (dhe shpejtësia) e shitjes, depozitat e qytetarëve e firmave etj. Natyrisht që po. Sepse sot ku bazohen bonot e thesarit. Asnjeri se di. Gjithkush mund të hamëndësojnë psh tek rezervat e shtetit, apo tek tatimet e mbledhura. Por edhe këto rriten kur në Bursë rritet xhiroja e shitblerjes, pra dhe krijohet fitimi – e thënë në vija të trasha.


Makroekonomistët e bursës – kurrë – nuk bien në pozitat që jep mavria pa emër në këtë artikull, ku “Drejtuesit e Bursës kanë shprehur… synimin e tyre për të organizuar… tregun primar të bonove të thesarit”. Drejtuesit e Bursës shohin tregjet produkteve + aktiviteteve duke klasifikuar sipas të ardhurave, duke e pasqyruar këtë vlerë nga njëri krah në barazvlerën e saj në bono e krahun tjetër në lekë, duke e investuar direkt, për të mbajtur të dubëlsuar çdo vlerë, pra jo vetëm si justifikim (siguri, garanci) por dhe si burim i pashtershëm investimësh.
  A ja ka bërë ndonjëherë pyetje vetes, njeriu pa emër, pse firmat e ndajnë pronësinë tek qytetarët duke shitur aksione (pra asetet të tyre të pasqyruara në Bono). Për të ulur borxhet (pra paratë e investimit) do të thotë kushdo. Po pse? Çdo firmë nesërdej mund dhe të shitet. Ku fle lepuri? Njeriu pa emër nuk e kupton se në botën e konkurencës fiton ai që e shet më lirë, më shpejt. A nuk mund të blejë firma -me ato lekë- aksionet e produktit të vet, për t’i ulur çmimin, po të jetë dhe firmë që e ka të shlyer borxhin (larë investimin) a nuk mund të krijojë bruton e vet firma, pra ta shtojë, sepse në botën e Kapitalit jeton dhe bota e Socialit. Pse bien aksionet e firmës, e ndodh që shumë aksionerë digjen. Njeriu pa emër nuk e shpjegon, seç i rekomandon njerzit të blejnë “një kombinim i letrave me vlerë të kapitalin aksioner me ato të borxhit”, se kështu i kanë thënë, e njeriu i varfër vret mendjen, ç’është kjo e para dhe e dytë, pse kombinim, kush e ka rrezikun më të madh. Nëpërmjet shkrimit të këtij derbederi, termave që përdor ne kuptojmë se sa mangësi kanë dhe ata mbrapa këtij shkrimi, pra ata që kanë marrë “liçencën” për tregtimin e Bonove.


Një fund të këtij shkrimi njeriu pa emër kundërshton veten e tija kur thotë se: “Tashmë ekziston një përvojë dhe informim minimal i publikut…”. Kur në fillim të shkrimit ka thënë se “… pjesa më e madhe e shqiptarëve në termin bursë kuptojmë thjeshtë këmbimin e valutave”, pra nga injorante në këtë drejtim ata gdhihen me një përvojë e informim minimal “për këtë lloj instrumenti financiar”. Shiheni dhe se ç’terma ka zgjedhur; “instrumenti”. Kjo shkapërdredhje e tija, për të joshur njerzit, mbyllet me një deficit të tij (mangësi) që shpreh në fjalinë e fundit: “…të cilat nga ana e tyre duan më tepër informacion për tu studjuar krahasuar me bonot e thesarit”. Pra gjersa ai të gjej më tepër informacion për atë që thotë dhe njerzit po presin, s’ka pse ata të nxitohen në këtë treg ku asgjë e saktë nuk është e thënë nga njeriu pa emër. Vaj medet se në ç’duar do të bjerë Bursa. Unë nuk e kuptoj dhe se, pse quhet “Bursa e Tiranës”, mos vallë do lindin dhe bursat e qyteteve të tjera, të shohim se ç’kanë qullosur ata që jepkan liçenca për këtë punë. Le të shpresojmë se gjatë punës këta “liçencues” nuk do ta linçojnë Bursën e ta katandisin në një gjëndje mizerje. 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00