Home | Business | Klaus Shwab

Klaus Shwab

image
Për kritikët Forumi Ekonomik i Davosit është simbol i elitës së pasur arrogante, e cila feston për veten në një vend kurimi të Zvicrës.  

Një herë në vit ajka e ekonomisë dhe politikës botërore mblidhet në një vend të vogël skish në Zvicër, për të diskutuar rreth problemeve të botës. Njeriu i cili tubon këtë ajkë quhet Klaus Shwab.

Klaus Shwab, është 70 vjeç, është rritur në Gjermani, ka studiuar në Zvicër dhe më vonë ka ligjëruar në Universitetin e Gjenevës.

Nëse ekziston një kryeinisiator për krijimin e rrjeteve, atëherë ai atëherë ai është Klaus Shwab. Ai njeh me siguri shumicën e personave vendimmarrës nga ekonomia, politika dhe shkenca. Një numër i madh i tyre i përgjigjet çdo vit pozitivisht ftesës së Shvabit për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit.  Kjo po ndodh edhe në vitin e dytë të krizës ekonomike dhe financiare. "Ne kemi tubuar 90 vende, do të vijnë gati 50 burra shteti. Sfida kryesore do të jetë gjetja e një zëri  solidariteti, një zëri human, sepse kjo është kriza e parë e vërtetë globale. Nëse duam të dalim nga ajo atëherë kjo mund të bëhet vetëm në mënyrë globale, të koordinuar. Sfida më e madhe për Davosin është si do të arrihet ky koordinim."

Zoti Shwab e organizon këtë forum që prej 38 vjetësh.  Në vitin 1971, pak para se të bëhej profesor i politikës së ndërmarrjeve në Universitetin e Gjenevës, ai filloi historinë e Davosit. Fillimisht, takimi ishte takim menaxherësh. Ndërkohë Forumi i Davosit është kthyer në ngjarje botërore në të cilin për çdo vit marrin pjesë rreth 2500 vetë nga politika, ekonomia, shkenca dhe kultura. Davosi është një mundësi e mirë për pjesëmarrësit, për të lidhur kontakte dhe për të filluar biznese të reja. Për kritikët Forumi Ekonomik i Davosit është simbol i elitës së pasur arrogante, e cila feston për veten në një vend kurimi të Zvicrës

Megjithatë kësaj rradhe nuk do të ketë shumë mundësi për një gjë të tillë. Në takimet me tituj si "600 miliardë për 36 orë" menaxherët, psikologët dhe ekspertët financiarë do të provojnë të sqarojnë se si ishte e mundur që në fund të shtatorit të humbasin kaq shumë të holla, për një kohë kaq të shkurtër. Shwab beson që takimet e tilla mund të ndihmojnë të paktën që këto gabime të mos përsëriten më. "Mendoj se kur në Davos udhëtojnë 2000 liderë të ekonomisë, politikës dhe shkencës, ata duan rezultate të qarta. Megjithatë Davosi nuk është aktivitet ku merren vendime. Për më shumë bëhet fjalë për shkëmbimin e mendimeve, përmes të cilave duhet të sigurohemi se çdo vendim që do të merret më vonë, do të mirret nga pjesëmarrësit e takimit dhe do të bazohet në pikëpamjet më të mira strategjike."

Shwab pat formuluar para ca vitesh si qëllim të Forumit Ekonomik Botëror, përmirësimin e gjendjes në botë. Në vitin 2009 do të arrihej shumë sikur Davosi  të kontribuojë tre muaj para samitit financiar botëror në përmirësimin e gjendjes të sistemit financiar. "Ne kemi dy detyra: e para është menaxhimi i vetë krizës, e dyta t'i japim formën botës së pas krizës. Vetëm nëse mendojmë dhe veprojmë në aspektin afatgjatë ne mund të rikthejmë besimin, besimin në sistemin tonë ekonomik dhe besimin në ardhmërinë tonë".

(EA/ACA)

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00