FEB,Davos
Forumi filloi sot në vendpushimin e skive në Alpe dhe do të vazhdojë deri më 1 shkurt.
Një numër rekord udhëheqësish botërore, këshilltarësh ekonomikë dhe zyrtarë të lartë biznesi po e përqëndrojnë vemendjen tek kriza financiare në Forumin Ekonomik Botëror, që po zhvillohet në Davos të Zvicrës.
Forumi filloi sot në vendpushimin e skive në Alpe dhe do të vazhdojë deri më 1 shkurt. Kryeministri rus Vladimir Putin mbajti fjalimin e hapjes së punimeve.
Themeluesi dhe kryetari i forumit, Klaus Shuab, tha se kriza financiare është e pashembullt. Ai tha se kjo krizë duhet parë si një kushtrim për të reformuar institucionet dhe sistemet globale si dhe mënyrën e të menduarit.
Më shumë se 2 mijë e 500 veta nga 96 vende do të marrin pjesë në forum, objektivi kryesor i të cilëve do të jetë gjetja e mënyrave për stabilizimin dhe ripërtëritjen e ekonomisë globale.




del.icio.us
Digg

Post your comment