Home | Opinion | Bota në rendin e ri botëror

Bota në rendin e ri botëror

image
Rendi i ri botëror ka ardhur...

 

Nga Nic Robertson

 

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa Maj, pothuajse ka fituar. Përjashtuar ndonjë ndërhyrje të minutës së fundit, Brexit do të ndodhë – me ose pa marrëveshje – më 29 mars.

Është përfundimi logjik i strategjisë së zonjës Mej.

Britania mund të vazhdojë të jetë një ishull, të cilin ajo e ka menaxhuar përgjithësisht mirë përmes gjatë shumicës së historisë së saj, duke injoruar ditët e perandorisë kur u përplas me pjesën tjetër të botës, dhe kur i ngatërroi kolonitë me një shtrirje të vetvetes.

 

Pra, çfarë vendi do të zërë në botë Mbretëria e Bashkuar? Dhe si do të duket bota? Kur Britania miratoi Brexit, disa e lexuan këtë gjest si një simptomë të ndryshimit global. Por, Britania e Madhe është pjesë e një peizazhi gjeopolitik, që kur filloi e gjitha kjo, ishte i vështirë të imagjinohej.

 

Merrni për shembull, marrëdhëniet speciale të Britanisë me Shtetet e Bashkuara. “Xhaxha Semi”, duket se është në rrugën e duhur për të prishur marrëdhëniet e tij, jo vetëm me Mbretërinë e Bashkuar, por të gjithë kontinentin e Evropës. Raportet e dikurshme, nuk janë më të sigurta.

 

Amerika e sotme, në krahasim me Amerikën e udhëhequr nga gjeneratat e presidentëve të mëparshëm, ka vënë kaq shumë në pyetje lidhjet transatlantike, saqë aleanca ushtarake e NATO-s nuk është dukur ndonjehërë kaq e rrezikuar sesa tani.

 

Ajo përballoi Luftën e Ftohtë, teksa po përballet me sjelljet kapriçoze të presidentit Trump, që pavarësisht nga mendimet e evropianëve, gëzon ende mbështetjen e rreth një të tretës së votuesve amerikanë. Pikëpamjet e tij, nuk do të vdesin së bashku me presidencën e tij.

 

Evropa post-Brexit, shpreson ndoshta në një ndarje të suksesshme, e cila do të pasohet me një zgjim të hidhur. Pasi të jetë distancuar nga bisedimet e lodhshme të Brexit, do të kërkojnë vëmendje një mori çështjesh të nxehta – jo më pak ndjenjat e brendshme të BE-së dhe nacionalizmi në rritje, duke vënë në dyshim vlerat thelbësore të unionit.

 

Evropa ka tani ka një marrëdhënie me Iranin, që ndryshon nga ajo e SHBA-së, e cila ka shpenzuar disa dekada të politikës së saj jashtme, duke synuar një rend të ri botëror transaksional, që e frenon Teheranin. Pavarësisht se ku jetoni, bota tashmë ka ndryshuar.

 

Ndryshimi i klimës, është tanimë ngrohja globale. Ajo ka ndodhur. Ndalimi i plastikës, nuk ka tanimë asnjë vlerë. Ne po e konsumojmë planetin përtej mundësive të tij.

 

Horizonti i ngjarjeve, që i ka paraprirë gjithë kësaj, është shfaqur. Unë mund të porosis një xhaketë dhe këpucë të reja me telefonin tim rrugës duke shkuar për në punë, dhe deri në mesditë ato janë në tryezën time. Por mënyra reale e kostos, e tejkalon debitin në llogarinë time bankare.

 

Rusia, po ndërton raketa më të mençura dhe më të shpejta sesa Shtetet e Bashkuara. Kina ka militarizuar ishujt pranë, dhe kërkon pranimin e hegjemonisë së saj në Detin e Kinës.

 

Rendi i ri botëror ka ardhur. Ajo që kemi dashur për dy breza me rradhë, ka marrë fund. Ky rend botëror, u ndërtua mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore, dhe zgjati për aq kohë sa mësimet e asaj masakre masive ekzistonin ende. Kujtimet dhe mendjet, që na drejtuan me sukses gjatë 70 viteve, janë zhdukur.

 

Trashëgimia e atyre udhëheqësve të kujdesshëm, që ndërtojnë konsensusin, po zëvendësohet nga kërkuesit e rrezikut populist, të gatshëm të hedhin zaret në ruletë, pa llogaritur empirikisht atë që qëndron në anën tjetër të vendimit. Ata kanë ardhur në tryezë me xhepat plot, pa e vrarë mendjen se si ndihet kombi.

 

Një simbol i kësaj, mund të jetë mënyra se si po trajtohet kriza në Venezuelë. Vendimet e shpejta, po çojnë në ndarje të qëndrueshme. Trump merr rolin udhëheqës, dhe mbështet vetë presidentin e përkohshëm Huan Guaido. Evropa hesht, dhe ndjek shembullin e tij.

 

Kina, Rusia, Turqia mbështesin Nikolas Maduron, që gjithashtu duket se ka mbështetjen e Arabisë Saudite. Mund t’ju falet të gjithëve një ndjenjë deja-vu, se kjo është në fakt “muzika”që u luajt në fillimin e Luftës së Ftohtë. Por këtë herë polet janë lidhur ndryshe, dhe ka më shumë prej tyre, jo më pak për shkak të tërheqjes së papritur të Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj në Lindjen e Mesme.

 

Rusia, jo tamam poli që dikur ka qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik, është një aktore plangprishëse, duke mbajtur njëri sy nga një Evropë e dobësuar, që po sheh mundësinë e ri-rreshtimit në skenën globale. Dhe Trump, ende presidenti i Amerikës, njeriu më i fuqishëm në botë, është përcaktues se sa të turbullta do të jenë vitet e ardhshme. /CNN – Bota.al

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0