Home | Opinion | Konfrontimi dhe Terapia

Konfrontimi dhe Terapia

image
Vetëm diagnoza e saktë e mundëson terapinë efikase.

 

 

Nga Lirim Gashi

 

Jo gjithkujt i pëlqen konfrontimi im i pakompromist me realitetin e hidhur dhe shkaktarët e tij.

 

Jo gjithkujt i pëlqen gjuha ime direkte përmes së cilës e zhveshi lakuriq realitetin e hidhur deri në paturpësi, në kuptimin më kreativ, metaforik dhe figurativ të fjalës, e sidomos shkaktarët e tij.

 

Jo gjithkujt i pëlqen formulimi im i pazakontë me rima, vrima, shpella e zgafella, të cekta, gjëra, mykura, lagura dhe thella ku strehohen dhelprat, gjarpërinjtë, ujqërit, pacovat, kukuvajkat, sorrat, pleshtat dhe morrat.

 

Jo gjithkujt i pëlqen gjuha serbokroate dhe gjermane të cilën unë e përdori shpesh si shok terapi për patriotët me rrota nga karota që kanë në zemër, shpirt dhe kokë fusnota, sepse ua mbaj pasqyrën përpara për t'ju thënë mos harroni çka kemi përjetuar, e para së gjithash mos harroni prej kujt e kemi përjetuar gjithë atë tmerr dhe ferr, prandaj mos ia shkaktoni popullit të përvuajtur edhe një tmerr dhe ferr të dytë, sepse ka me ju mbet së shpejti në fyt.

 

Jo gjithkujt i pëlqen respekti dhe admirimi im për Albin Kurtin, jo pse e ka emrin e bukur, por sepse i ka synimet më të mira, më humane dhe më fisnike të mundshme për popullin gjegjësisht shtetin, si dhe mundësitë më optimale të mundshme për t'i realizuar nëse e kuptojmë potencialin dhe vlerën e tij të vërtetë dhe nëse e mbështesim sinqerisht me votën tonë.

 

Jo gjithkujt i pëlqen dashuria ime e pafundme për artin, shkencën dhe kulturën dhe gjuha ime provokuese metaforike, figurative, filozofike, artistike dhe shkencore e cila disa palaço të cirkut politik e medial i konfronton me edukatën e tyre të mykur, sipërfaqësore, konformiste, hipokritë, cinike, populiste, lajkatare, vardisëse, dinake dhe demagogjike.

 

Jo gjithkujt i pëlqen rebelimi im ndaj mentalitetit të mbrapsht që na ka sjellur këtu ku jemi, sepse është anti njerëzor, anti kombëtar, kontraproduktiv, fallco, i braktisur nga virtytet dhe atributet humane, vlerat njerëzore, kombëtare dhe universale dhe i ndotur nga gjenet e armiqve shekullor që janë bërë pjesë e pandashme e trungut tonë kombëtar.

 

Por mua aspak s'më bëhet vonë për frustracionet e tyre, përkundrazi i sfidoi me shumë zell e vullnet këto kreatura egoiste, dinake e djallëzore që nëpër oda predikojnë nder e moral në politikë e njëkohësisht janë pjesë e pushtetit mafioz që e shkel çdo nder, parim, dinjitet, virtyt e moral njerëzor, kombëtar dhe universal.

 

Vetëm diagnoza e saktë e mundëson terapinë efikase.

 

Vetëm rigoroziteti analitik i bazuar në njohuritë moderne politike, filozofike, shkencore, letrare dhe artistike e zhvesh të keqën lakuriq nga mjegulla mediale propagandistike e politikës uzurpatore, dekadente, amatore, diletante, mashtruese, plaçkitëse, servile, nënshtruese, klienteliste, nepotiste, makiaveliste, demagogjike, sipërfaqësore, anti njerëzore dhe anti kombëtare.

 

Mos harroni të dashur vëllezër dhe motra : Nuk vranë gjuha por njerëzit që e keqpërdorin për të ndërtuar barrikada dhe për të rrënuar ura ndërmjet njerëzve dhe popujve.

 

Ejani ta provojmë të kundërtën.

 

Sidomos ne shqiptarët që e kemi hequr të zitë e ullirit nga paaftësia për të komunikuar rrjedhshëm dhe për t'i artikuluar bindshëm pikpamjet tona me miqtë dhe armiqtë, asnjë herë s'duhet t'a keqpërdorim gjuhën për të ndërtuar ura me kriminelët, hajnat, vrasësit, matrapazet dhe tradhtarët e popullit tonë dhe popujve të tjerë, por me njerëzit që besojnë në vlera pavarësisht prej origjinës, racës, gjinisë dhe ideologjisë, sepse janë edhe vetë të vlefshëm.

 

Nuk ka rrugë alternative.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00