Home | Environment | Klubi i Paqes ne Washington

Klubi i Paqes ne Washington

image
 
								
								

Kjo kafene eshte hapur nga irako-amerikani,Anas Shallal, gati 8 vite te shkuara.Qellimi i tij eshte dialogu. Ai përpiqet të bashkojë njerëzit me mendime të ndryshme, t’i pajtojë ata që një ditë të mos ketë më konflikt.

"Rezultati që ne arrijmë në këtë kafene jo gjithmonë është i dukshëm. Është diçka që ka të bëjë me botën e brendëshme të njeriut prandaj nuk shihet menjëherë. Ndikimi i kësaj kafeneje pasqyrohet tek secili dhe qëllimi është që njerëzit të ndryshojnë perceptimin për njëri-tjetrin."

Ja disa mendime nga te pranishmit:

Një zonje hebraike:

"Ne nuk mund të mos i shohim padrejtësitë nga të dyja palët. Nëse duhet të kthehemi prapa në kohë, atëhere të kthehemi në vitin 1933 kur të afërmit e mi u vranë në Çekosllovaki e ndoshta edhe të afërmit tuaj."

Nje i ri arab:

"Besoj se të gjithë janë dakord se vrasja e civilëve është diçka e keqe që duhet të ndalohet. Por kjo që po ndodh tani është për të vënë duart në kokë, është praktikisht gjenocid."

Anas Shallal :
"Nëse ke ardhur këtu për t’i mbushur mendjen të tjerëve, atëhere nuk fiton dot. Përkundrazi do të dalësh i zhgënjyer. Unë thjesht dua që njerëzit të kuptojnë realitetin. Ne nuk jemi këtu për të ndryshuar politikën amerikane. Nuk kemi ardhur për të ndryshuar ndonjë gjë përveç vetes sonë." 

David Volinski-hebre:
"Duke qenë se vijmë nga Holokausti, çdo njeri i brezit tim dhe ndoshta edhe brezi tjetër, do ta ketë këtë të ngulitur në mendje. Prandaj është e vështirë të mendosh pa paragjykime, sidomos kur është fjala për armiqtë e tu.”

Rubin Stajn, ekspert :
"Duhet të kuptojmë se kur njerëzit venë jetën në rrezik ose kur u marrin jetën të tjerëve, kjo ndodh ngaqë atyre nuk u plotësohen disa nevoja njerëzore bazë. Prandaj çështja është se cilat janë këto nevoja dhe si mund të plotësohen ato."

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00