Home | Society | Bankers Petroleum Albania, tatimi

Bankers Petroleum Albania, tatimi

image
Gjatë 18 viteve, kompania Bankers Petroleum Albania ka paguar zero tatim ...

 

 

 

Mafia Bankers 3.4 miardë USD të ardhura gjatë 18 viteve, zero tatim fitim në buxhetin e shtetit, manipuloi e fryu shpenzimet, hapi 800 puse nafte në Patoz-Marinëz

 

Pasuria nëntokësore e shqiptarëve vidhet prej 18 vitesh nga një kompani mafioze me emrin Bankers Petroleum Albania, në bashkëpunim me pushtetarët e korruptuar të të gjitha forcave politike, duke shkelur marrëveshjen me qeverinë shqiptare dhe vjedhur shqiptarët.

 

Prapaskena ka siguruar disa të dhëna zyrtare, të cilat konfirmojnë vjedhjen më të madhe të pasurive publike në historinë e shtetit shqiptar, duke tejkaluar aferat ARMO, CEZ, inceneratorët dhe të gjitha koncesionet të marra së bashku.

 

Që nga viti 2004 deri në fund të vitit 2021, kompania Bankers ka hapur rreth 800 puse të rinj nafte në zonën e Patoz-Marinëz. Për 18 vite, Bankes ka prodhuar rreth 10 milionë ton naftë.

 

Të ardhurat e kompanisë nga prodhini i naftës janë rreth 3.4 miliardë USD, gati sa buxheti vjetor i Shqipërisë.

 

Gjatë 18 viteve, kompania Bankers Petroleum Albania ka paguar zero tatim mbi fitimin në buxhetin e shtetit shqiptar.

 

Marrëveshja parashikon që Bankers Petroleum Albania është e detyruar që të paguajë çdo vit tatim mbi fitimin, në masën 50 % të fitimit.

 

Po çfarë ka ndodhur? Bankers Petroleum ka manipuluar çdo vit shpenzimet, duke sajuar dhe fryrë shpenzimet. Pas 18 vitesh shpenzimet janē rreth 3.6 miliardë euro, pra me humbje.

 

Duke rritur fiktivisht shpenzimet, kompania ka shmangur derdhjen në buxhetin e shtetit të tatimit mbi fitimin.

 

Tek shpenzimet futen rrogat marramendëse të kupolës së kompanisë grabiqare, korruptimi i Albpetrol, i AKBN-së, i qeveritarëve, i deputetëve, i gjyqtarëve, prokurorëve etj.

 

Fakti më i rëndë është se asnjë politikan as nga opozita nuk flet për vjedhjen e pasurisë nëntokësore shqiptare. Të gjithë heshtin. Kur PS-ja ishte në opozitë, për 8 vite me radhë fliste për grabitjen nga Bankers deputeti Erion Braçe.

 

Sapo PS-ja erdhi në pushtet, edhe Braçe nuk flet më. Prokuroria dhe SPAK gjithashtu heshtin. Qeveria nuk pipëtin. Shqiptarët vijojnë ta blejnë naftën 2.5 USD, edhe pse ecin mbi naftën që u vidhet./Prapaskena

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00