Home | Life & Style | Diellza, Unë dhe Perëndimi

Diellza, Unë dhe Perëndimi

image
Po të kisha dëgjuar më herët për Diellzën, kurrë s’do kisha migruar në Perëndim, por do isha bërë Migjen apo Naim!
 
 
 
Nga Lirim Gashi
 
 
Po të kisha dëgjuar më herët për Diellzën, kurrë s’do kisha migruar në Perëndim, por do isha bërë Migjen apo Naim!
 
 
 
Nuk e di pse quhet Diellza por supozoj se retë nga qielli janë zhdukur në momentin që është bërë banore e tokës. Si duket dielli aq rëndë e ka përjetuar konkurrencen e saj, sa që nga zilia është shkrirë në vaj, e pastaj është tërhequr kokëulur në drejtim të Alaskës dhe prej atij çasti Kosovës vetëm ajo i bënë dritë, prej Kaçanikut deri në Mirditë.
Edhe pse e lindur në Prishtinë dhe me origjinë nga fshati Vraniç dhjetë kilometra nga vendlindja ime, unë për ekzistencën e saj për herë të parë kam dëgjuar tek pas moshës tridhjetë vjeçare, përndryshe kurrë s’do kisha migruar në Perëndim, por do isha bërë Migjen apo Naim, pra poet i shkretë dhe do e kisha ndjekur si hija pas me biçikletë prej katundit në katund, prej qytetit në qytet.
Do e kisha ndjekur pas sikur Aurelio Nofreteten, do i kisha stolisur vargjet me inspirimin për të si malësorja trupin me xhubletën dhe duke e ushqyer shpirtin me bukurinë e saj, do e kisha mbajtur pa recept dietën.
Natyrisht proza ime poetike e përshkruan Diellza Kolgecin, Nofreteten e vetme shqiptare që është vetë arti në person në secilin profesion.
Unë nuk kam marr leje prej Diellzës për këtë bisedë imagjinare, sepse dua t’a befasoj me një qasje klasike dhe poetike ashtu siç e meriton bukuria e saj antike.
 
Lirimi : Diellza sikur të ishe kombajë a do e kishe korrur më parë grurin, apo shijen e keqe në politikë, ekonomi, edukim, arsim, veshmbathje, kulturë,  muzikë dhe ushqim që e ka kapluar popullin tënd dhe popullin tim?
 
Diellza : Ta kisha blerë ty një drapër për grurin, ndërsa shijen e keqe e kisha korrur me dëshirë, por druaj se nuk kam shkop magjik si David Copperfield, intolerancë sa Karl Lagerfeld, ndikim sa Madonna, famë sa Versace dhe zë të bukur si Aurela Gaqe.
 
Lirimi : Por bukuria jote i mban nën sqetull të gjitha këto atribute. Sikur të kishe lindur në San Francisco, Las Vegas, Paris, apo Hollywood çdo regjisor, dizajner, skenarist apo artist në momentin që ti do e bëjë një sheti nën ballkonin e tij në shesh, do kërcente pa parashut nga kati i tetë, do bëhej përshesh.
E disave nga frika se do e humbasin rastin për të takuar për herë të dytë, do u mbetej besa edhe buka në fyt !
 
 
Diellza : Humori yt djallëzor më imponon, ngaqë më vetëdije të plotë e tepron.
 
Lirimi : Në cilin profesion e ndjen vetën më së miri dhe a ishte roli kryesor në filmin ” Bukuria e Bjeshkëve të Nemura ” vetëm një piknik në artin e shtatë ?
 
Diellza : Ishte një përvojë shumë interesante e cila më bëri t’i kuptoj më mirë vuajtjet e Bekimit të Madh kur i’a ndaloi vetvetes për hirë të atdhedashurisë fjalën e shkruar dhe të thënë.
Arti i shtatë është një magji që i bënë për vetë njësoj artistët, turistët e profesionit dhe publikun.  Megjithatë dashuria ime e vërtetë është dizajni dhe moda.
 
Lirimi : Nuk do t’a parashtroja asnjë pyetje private sikur të mos e dija se je shtatzënë dhe dasht Zoti së shpejti do bëhesh nënë ! Përvoja ime personale më thotë që asgjë më shumë se fëmiu nuk i jep kuptim jetës reale. Si e ndjen një nënë vetën kur me një produkt të dashurisë në bark e ndanë jetën?
 
Diellza : Mëkat që nuk je femër për t’a përjetuar këtë bekim të Zotit përveç në shpirtin edhe në trupin tënd.  Nuk ekzistojnë fjalët që mund t’a përshkruajnë një ndjenjë kaq hyjnore.
 
Lirimi : E nderuar Diellza kjo ishte e tëra për sot.  Të falenderoj përzemërsisht.
 
Diellza : E unë ty edhe më tepër për këtë qasje kaq njerëzore.
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0