Klosi: Dea Klosi * * * ================================================================================ Dea Klosi on 28 September, 2016 19:50:00 Ai doli nga një kështjellë milingonash përpara shtëpisë dhe erdhi duke thënë : « Jam këtu » (ose diçka të tillë). Jeta dhe Vdekja ================================================================================ Dea Klosi on 24 September, 2016 18:39:00 Tash trupi edhe me dashtë, s’kishte me çka me rrëmihë dheun. Prandej u shtri. Shiu binte papra. Ndëgjonte hukamën e egër të lumit, kah i cili nuk ndiente ma kurrfarë vullneti me shikue. E dinte se nëpër valët e tij notonin njerëz, njerëz të vdekun. Edhe shum e shum ushtarë të huej.