Klosi: Dea Klosi Kanga e qytetit të huej ================================================================================ Dea Klosi on 13 October, 2016 22:41:00 Sinema, kabare, kafe, tregtiza. Të gjitha janë për plotësimin e dëshirave tueja. U shembëllejnë luleve kah hyjnë bletët, thithin nektarin dhe dalin të dehuna nga ambëlsina e jetës. Ambelsinën, ambelsinën e jetës kërko ta gjesh se e hidhuna e jetës vjen vetë. Prandaj janë dritat me ngjyra që ta kujtojnë: mos harro ta shijosh ambëlsinën e jetës!