Klosi: Bujar Plloshtani Poezia - mbretëri e pavdekshme e shpirtit ================================================================================ Bujar Plloshtani on 23 March, 2017 15:23:00 Kur filozofi gjerman Hegeli (Georg Wilhelm Friedrich Hegel, 1770-1831) në Estetikën e vet i renditi artet për nga thelbi artistik i tyre, muzikën e vuri në krye të vendit. Por, menjëherë pas saj e vendosi poezinë. Llojet e tjera të artit i mori për më pak artistike se dy të parat, ndaj i renditi pas tyre. Sipas filozofit të madh, sa më shumë lëndë të ketë një art, aq më pak artistike është. Muzika është më artistikja ngase lënda e krijimit të saj është tingulli dhe jo materia. Poezia është po kaq artistike, ngase komponenti krijues i saj është, jo materia por fjala. Në rastin e poezisë ajo është fjalë apo shprehje artistike. Klubi letrar "Metafora" feston Ditën Botërore të Poezisë ================================================================================ Bujar Plloshtani on 22 March, 2017 20:10:00 Profesori Xhelal Zejneli në referatin e tij që paraqiti për Ditën ndërkombëtare të poezisë tha se, që nga koha homerike e këndej, poezia e mirëfilltë ka pasur një qëllim të vetëm – t’i këndojë të bukurës. ,,Aedët parahomerikë, edhe kur u thurnin vargje heronjve të Trojës, në qendër kishin të bukurën. Po kështu edhe homeridët e ishullit Hios. Himne bukurie krijuan sidomos lirikët e lashtë grekë – Arkiloku, Alkeu, Pindari dhe poetesha e dashurisë, Safo, të cilën Platoni e quajti muza e dhjetë. Shtigjet e tyre poetike i ndoqën edhe poetët aleksandrinë. Maqedonia nuk është në rrezik, kriminelët janë në panik ================================================================================ Bujar Plloshtani on 20 March, 2017 16:08:00 Ende përhapen zëra me buçitje në Maqedoni, nga disa udhëheqës të subjekteve politike, të cilët deri dje kanë udhëhequr me shtetin, ndërsa tanimë janë në opozitë dhe paraqesin vetëm një të kaluar të dhimbshme të këtij shteti, se: Maqedonia po rrezikohet nga jashtë e brenda; Maqedonia rrezikohet nga faktori ndërkombëtar; Maqedonia rrezikohet nga shqiptarët dhe nga gjuha shqipe; Maqedonia është sulmuar, prandaj duhet ta mbrojë populli i saj nga armiqtë e jashtëm e të brendshëm! Voluntarizmi i Nietzsche-s si pohim i jetës ================================================================================ Bujar Plloshtani on 17 March, 2017 15:46:00 Vullnetit ka filluar të trajtohet në mënyrë metafizike qysh nga sofisti Kalikle, i cili, është nga të parët që e ka parë vullnetin si esencë të çdo gjëje. Pikëpamja se vullneti është parësor mbi çdo sferë të jetës, duke e determinuar njeriun në veprimtarit e racionalizmit, intelektualizmit dhe emocionalizmit... Unë, armiku ================================================================================ Bujar Plloshtani on 17 March, 2017 15:31:00 Të drejtat e njeriut nuk janë treg, ato ekzistojnë që t’i mundësojnë qytetarëve të jenë të barabartë në mundësitë e tyre për një jetë më të dinjitetshme. Të drejtat të cilat u jepen grupeve që nuk janë në shumicë nuk janë jashtë të drejtave të njeriut, por pjesë përbërëse e tyre.