Klosi: Bujar Plloshtani Të jetosh në absurdin e Kamysë ================================================================================ Bujar Plloshtani on 11 February, 2017 02:54:00 Kur Sartre thotë "Ekzistenca i paraprin esencës" ai thërret për heqje dorë pikërisht nga filozofia esencialiste, që fillimet i ka më Platonin. Në fakt deri të Nietzsche e gjithë filozofia perëndimore u zhvillua si debat mes sistemeve të mëdha filozofike: Që nga Sokrati me të cilin konstituohet subjekti antropocentrik në filozofi, me Descartes ku kemi ontologjizimin e subjektit të cogitos (mendoj, prandaj jam), subjektin transcendental kantian e deri tek filozofia e frymës te Hegeli. Filozofia politike e subjektivitetit: kthimi te njeriu ================================================================================ Bujar Plloshtani on 09 February, 2017 17:17:00 Andaj, edhe Filozofia politike e subjektivitetit të Dekartit ishte kthimi te njeriu, pra kthimi te pohimi i famshëm “Cogito ergo sum”. Kthimi i uni-t për ta bërë njohjen e vetes ishte koncepti kyç për të cilën sot ne si shoqëri duhet të menaxhohemi. Kthimi te njeriu filozofikisht, pastaj kthimi te plani inteligjent për ta rregulluar rendin shoqëror në shtet në raport me komunitetet, duhet të jetë ne rend të parë mekanizmi për ndryshimin pragmatik të politikëbërjes.